Një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura ka ndodhur sot në rrugën "Mulla Zekë Bërdynaj" në fshatin Novosellë të Pejës, duke lënë tre persona të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës. Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në Emergjencën e spitalit të Pejës.
Sipas informacioneve nga mjekët, gjendja e të lënduarve është stabile dhe ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve për të kryer shikimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me rastin, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



