Në një intervistë të fundit për emisionin 'Prive' në Klan Kosova, dyshja e njohur e showbizit, Selin dhe Gimbo, kanë folur hapur për jetën e tyre personale dhe planet që kanë për të ardhmen.
Gjatë bisedës, Selin u ndal te marrëdhënia me vjehrrën e saj. Ajo zbuloi se kishte një pëlqim për të shumë kohë përpara se të takoheshin zyrtarisht gjatë festës së Bajramit.
Çifti gjithashtu paralajmëroi se periudha në vazhdim do të jetë mjaft e ngarkuar. Ata premtuan projekte dhe punë të reja, të cilat pritet t'i sjellin së shpejti para publikut.
Selin dhe Gimbo folën edhe për martesën e tyre, e cila u zhvillua brenda një reality show. Ata treguan me krenari unazat e martesës, duke theksuar se vazhdojnë t'i mbajnë ato edhe sot, si simbol i lidhjes së tyre të fortë.



