Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, disa pjesë të Shkupit do të mbeten pa furnizim me energji elektrike sot, më 2 qershor 2026. Njoftimi është konfirmuar nga EVN dhe Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (RCUK).
Orari i ndërprerjeve është si më poshtë:
- 08:00 – 10:00: Banorët e rrugëve Natanail Kuçevishki, Petar Manxhukov dhe Aleksandar Urdarevski në komunën e Butelit.
- 10:00 – 12:00: Banorët e rrugëve Petar Manxhukov dhe Blagoja Vujov në komunën e Gjorçe Petrovit.
- 12:00 – 14:00: Banorët e rrugëve Ho Shi Min, Butelska dhe Sofre Markovski në komunën e Butelit.
Këto ndërprerje janë të natyrës teknike dhe bëhen me qëllim të mirëmbajtjes së rrjetit. Furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve të planifikuara.



