Shyhrete Behluli, një ndër figurat më të spikatura të muzikës popullore në Kosovë, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar "O djali jem". Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip profesional, duke reflektuar angazhimin e saj të vazhdueshëm për të sjellë prurje të reja për publikun.
Për muzikën dhe tekstin e këtij projekti është përkujdesur Ilir Berani, i cili njihet për bashkëpunimet e tij të suksesshme në industrinë muzikore.
Me një karrierë shumëvjeçare, Behluli mbetet një emër kyç i muzikës shqiptare. Ajo gëzon një popullaritet të gjerë dhe vazhdon të jetë prezente në skenë me projekte që vlerësohen nga dashamirët e muzikës popullore.



