Pas largimit nga Manchester City në maj të vitit 2026, Pep Guardiola ka refuzuar një ofertë të rëndësishme për t'u bërë trajner i skuadrës së Major League Soccer, Inter Miami.

Bashkëpronari i klubit, David Beckham, e kishte identifikuar 55-vjeçarin si objektivin kryesor për ta udhëhequr ekipin. Burimet tregojnë se Beckham ishte i gatshëm të bënte çmos për ta sjellë spanjollin në Florida, duke e konsideruar atë si një "nënshkrim ëndrrash" për eksperiencën e tij në futboll.

Megjithatë, Guardiola e ka refuzuar propozimin, duke qëndruar besnik ndaj vendimit të tij për të mos iu rikthyer menjëherë drejtimit të një klubi. Trajneri është i përkushtuar për të bërë një pushim pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme në futbollin anglez.

Edhe pse është spekuluar se ai mund të jetë i interesuar për drejtimin e ndonjë përfaqësueseje kombëtare, Guardiola nuk ka marrë asnjë angazhim të ri. Për momentin, prioriteti i tij mbetet pushimi dhe koha me familjen.