Ramush Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e Aleancës, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella pas lajmit për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi solidaritetin e tij me familjen Meta në këto çaste të rënda. "Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës. Bashkëndjejmë me Presidentin Meta, familjen e ngushtë dhe të gjithë të afërmit për këtë humbje," shkroi Haradinaj.

Rexhep Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare. Humbja e tij ka prekur shumë figura publike, të cilat kanë shprehur mbështetje për familjen Meta në këtë periudhë zie.