Gazetari Fatos Mahmutaj ka komentuar debatin e krijuar rreth projektit në Zvërnec dhe protestave të zhvilluara, duke kritikuar ashpër qëndrimet e ardhura nga Greqia.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Mahmutaj u shpreh se ndërhyrjet nga pala greke nuk kanë si qëllim mbrojtjen e interesave të protestuesve apo të territorit shqiptar. Sipas tij, ato janë përpjekje për të përfituar politikisht nga situata e krijuar.

“Grekët ndërhyjnë për të marrë meritat dhe për t’i hedhur benzinë zjarrit. Pra, çdo ndërhyrje që vjen nga grekët është dashakeqësi e pastër ndaj shqiptarëve," deklaroi Mahmutaj.

Ai shtoi se ndërhyrësit nuk kanë asnjë ide të mirë apo dashamirësi ndaj kauzave të qytetarëve shqiptarë. Përkundrazi, ai beson se pala greke përpiqet të vjelë frytet e çdo situate të zhurmshme në Shqipëri, duke mos u interesuar për thelbin e problematikës, por vetëm për përfitimin nga tensionet.