Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në periudhën nga 16 prilli deri më 1 qershor 2026, janë regjistruar gjithsej 25 raste të konfirmuara me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit, janë raportuar pesë raste të reja.

Shpërndarja gjeografike Sipas të dhënave zyrtare, rastet janë përhapur në disa komuna të vendit:

  • Ferizaj: 8 raste
  • Prishtinë: 6 raste
  • Kaçanik: 5 raste
  • Komuna të tjera: Nga një rast në Deçan, Fushë Kosovë, Gjilan, Lipjan, Obiliq dhe Shtime.

Thirrja për kujdes Duke pasur parasysh natyrën ngjitëse të sëmundjes, IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten menjëherë në institucionet shëndetësore nëse shfaqin simptoma si temperaturë e lartë, skuqje të lëkurës, kollë ose rrufë.

"Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik," thuhet në njoftim. Instituti u kërkon prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe t'i vaksinojnë ata sipas kalendarit të rregullt në qendrat e mjekësisë familjare.