Qyteti i Shkupit ka njoftuar se sot dhe nesër, më 1 dhe 2 qershor 2026, do të kryhet dezinfektimi ajror kundër mushkonjave në të gjithë territorin e qytetit. Ky aksion ndërmerret për të kontrolluar popullatën e mushkonjave gjatë sezonit të verës.
Spërkatja do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit. Në rast se kushtet e motit nuk do të jenë të favorshme, operacioni do të shtyhet për ditën pasardhëse deri në përmirësimin e situatës atmosferike.
Autoritetet kanë njoftuar bletarët që të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët e tyre në kohë, pasi substancat e përdorura për dezinfektim mund të jenë të dëmshme për to.



